Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve se ulja e çmimit të energjisë që lajmëroi sot ishte për fushatë elektorale.
Rama kërkon se nuk ka bërë asnjëherë veprime elektorale kundër logjikës ekonomike.
“E parë ne nuk e kemi ngritur kurrë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë çmimin fiks 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 lekësh.
E dyta çmimi nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të 2022.Kjo e jona është ulja e vetme në Europë për familjarët që nga nisja e luftës në Ukrainë.
E treta kush thotë që kjo është ulje elektorale, duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre që e kam bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit ose një rast që një masë pozitive ta kemi hequr pas fitores në zgjedhje. Mos e kërkoni kot sepse nuk ka ndodhur”-tha Rama.
Më tej ai thotë në videon e shpërndarë në Instagram se do marrë fitore të thellë në zgjedhje.
“Kur nuk e kam bërë kur kisha të tjerë në prehër, do ta bëj tani që do të kemi fitoren e dhjetë radhazi, që do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët? Nuk bën vaki.
Llafet i merr era. Për mua rëndësi ka fakti që shqiptarët do të paguajnë më pak ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, u shpreh ai.
View this post on Instagram