Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike. OSHEE ka propozuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat, duke vendosur çmimin në 8.5 lekë për kilovat.
Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.
Hyn në fuqi më 1 shkurt 2025 deri në 31 dhjetor 2025.
“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, çmimi të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 KWH e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KWH. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha drejtor i Tarifave i OSHEE.