Vendosni fjalën kyçe....

Ulja e çmimit të energjisë, Berisha: Mashtrim, ndihmon më shumë të pasurit, sesa familjet në nevojë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për media nga selia e Partisë Demokratike, foli mbi vendimin për uljen e çmimit të energjisë.

Sipas Berishës, ulja e çmimit të energjisë është një mashtrim, pasi ulja bëhet për të pasurit dhe jo familjet që janë vërtetë në nevojë.

Ai u shpreh se kjo lëvizje favorizon ata që konsumojnë sasi të mëdha energjie.

Berisha theksoi se Partia Demokratike është e palëkundur në kërkesën e saj për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak.

 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë.

Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme.

Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë.

Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo.

Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti.

Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kË/h.

Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë

Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kW/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne.

Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes.