Vendosni fjalën kyçe....

7 vatra aktive në Los Angeles, zjarri përfshin kodrat e Hollywood, kërcënohet “Walk of Fame”


Një vatër e re zjarri ka përfshirë në kodrat e Hollivudit pranë Kanionit Runyon, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles, Kristin Croëley.

Departamenti i zjarrfikësve tha se një urdhër evakuimi i detyrueshëm është në fuqi për Bulevardin Laurel Canyon (në perëndim) në Mulholland Drive (në veri) në 101 Freeëay (në lindje) deri në Hollywood Blvd (në jug).

Disa prej monumenteve më të famshme në zonë kërcënohen nga zjarri masiv, ndërsa është krijuar kaos në rrugë.

Teatri Dolby, ku mbahet ceremonia e Çmimeve të Akademisë, është në zonën e evakuimit, ashtu si amfiteatri në natyrë Hollywood Bowl dhe Walk of Fame në Hollywood, sipas BBC.

Zona është midis autostradës 101 në lindje dhe Kanionit të Laurel në perëndim, Mulholland Drive në veri dhe Bulevardit Hollywood në jug.

Po prek gjithashtu kanionin Runyon, një zonë e njohur për alpinistët dhe entuziastët e natyrës.

Aktualisht ka të paktën shtatë vatra në Los Angeles dhe disa nga qarqet fqinje.