Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi në Astir, RENEA gjen armë në banesën ku ndodhej vajza


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë në Astir, se është dhunuar nga disa persona.

RENEA është futur në apartament dhe ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Balkanweb raporton se RENEA në katin e tetë të banesës ka gjetur 2 pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.

Banesa është marrë me qira nga persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në apartament.