Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi në SPAK: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen


Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratën e saj për shtyp, Malltezi ka sqaruar se qëllimi i vizitës ishte të ofronte informacion të nevojshëm në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Ajo theksoi se bashkëpunimi i saj me SPAK ka qenë i plotë dhe se është e gatshme të kontribuojë për të ndihmuar në përmbylljen e hetimeve. 

Të pranishëm në SPAK ishin edhe avokatët e Malltezit, të cilët theksuan se çdo hap ligjor është bërë në përputhje me procedurat e caktuara dhe qëndrimet e klientëve të tyre janë të qarta.

“Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë.

I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar.

Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha ajo.