Berisha shkon në burgun e Fierit, takon Salianjin


Kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në burgun e Fierit për të takuar deputetin e dënuar Ervin Salianji.

Vizita e Berishës vjen pak javë pas lirimit të tij nga masa arrest në shtëpi. Berisha shoqërohej në këtë vizitë nga Sekretari i Përgjithëm Noka.

Salianji u dënua me një vit burg nga Apeli, që la në fuqi dënimin për kallëzim të rremë lidhur me dosjen e ashtuquajtur “Babale”, pas publikimit prej tij të një audiopërgjimi ndaj vëllait të ish-minsitrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.