Vendosni fjalën kyçe....

Dibër, makina përfundon në greminë, një person në gjendje të rëndë


 

Një aksident i rëndë është regjistruar një Dibër, ku një mjet ka përfunduar në një greminë.

Për pasojë, dy personat që ndodheshin në makinë kanë pësuar lëndime të rënda. Njeri prej tyre mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Ndërsa i lënduari tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Dibrës.

Mësohet se mjeti i llojit fuoristradë po udhëtonte drejt Reçit dhe ka përfunduar në greminë në fshatin Kastriot.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.