Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në Tiranë pas një sherri me njëri-tjetrin.
Shtetasi B.D, rreth 69 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
“Në datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbiet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.