Ish-shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u bë për ujë të ftohtë nga gazetari gjatë një interviste në median daneze pasi ky i fundit i drejtoi disa pyetje duke e vënë në vështirësi.
Gazetari e pyeti Stoltenbergun pse NATO-ja e kërcënon Kinën kërcënim ndërkohë që i kërkoi t’i tregonte në sa vende kishte ndërhyrë Kina ushtarakisht 40 vitet e fundit.
Ndërsa ish-shefi i NATO-s po jepte e merrte për t’u përgjigjur, tha se kjo kishte ndodhur në Vietnam por e mori menjëherë përgjigjen nga gazetari i cili i tregoi se kjo kishte ndodhur bi 40 vite më parë.
Pas pyetjes së parë, Stoltenberg ngeli sërish në klasë pasi gazetari i kërkoi t’i tregonte në sa vende kishte Kina baza ushtarake.
Ndërsa Stoltenberg po përtypej pasi nuk e dinte përgjigjen, gazetari i tregoi se Pekini ka vetëm një bazë në Xhibuti, Afrikë, ndërkohë që SHBA-ja ka mbi 750 të tilla në 80 vende të botës, një pjesë e të cilave në pragun e Kinës.
Intervista
Gazetari: Do doja t’ju drejtoja disa pyetje mbi “kërcënimet kineze” për të cilat NATO-ja është shumë e shqetësuar. Në sa vende ka ndërhyrë Kina ushtarakisht? në 40 vitet e fundit?
Stoltenberg: Ajo që ne po shohim është se Kina po bën atë që ata duan…
Gazetari: Nuk ju pyetja për këtë, do ju lutesha t’i përgjigjeshit pyetjes sime: Në sa vende ka ndërhyrë Kina ushtarakisht në 40 vitet e fundit?
Stoltenberg: Ata nuk kanë pushtuar…ëëëë….ata kanë qenë në Vietnam…ëëë
Gazetari: Përgjigja është zero, këto 40 vitet e fundit…
Stoltenberg: Ata ishin në Vietnam…
Gazetari: Kjo ka ndodhur më shumë se 40 vite më parë. Nëse qëndrojmë në këtë kornizë kohore, në sa vende në botë ka Kina baza ushtarake
Stoltenberg: Jo shumë.
Gazetari: Vetëm në një vend, Xhibuti, ata kanë një bazë atje, të madhe. Nga ana tjetër në të njëjtën periudhë SHBA-ja ka sulmuar 13 vende dhe ka më shmë se 750 baza ushtarake në mbarë globin të vendosura në 80 vende, disa prej të cilave në pragun e Kinës. Dhe ju vijoni të thoni se Kina është kërcënim?