Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur me një armë pa leje.
Ai u kap duke lëvizur në rrugën “Xhanfize Keko” me mjetin BMW.
Gjatë kontrollit brenda makinës, të riut me iniciale M.N. iu gjet në çantën e supit pistoleta pa leje si dhe fishekë.
“Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMË” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete.” – njofton policia.