Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Laç


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pasi një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Viktima i identifikuar si Ndoc Gjoka, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra,

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja  F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.“, informoi sot policia.