Vendosni fjalën kyçe....

Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri gati për të funksionuar, Gjykata na dha të drejtë


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar.

Në një konferencë që ajo mbajti në fillim të këtij viti, u shpreh se Gjykata e Lartë e Kasacionit u shpreh pro qeverisë, duke theksuar se i takon asaj të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta.

“Për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Fatmirësisht vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60% dhe ditët e fundit pothuajse janë zhdukur. Por qendrat janë gati të aktivizohen”, tha Meloni.

Meloni tha se gjykata e drejtësisë e BE-së do të nisë shqyrtimin e çështjes në shkurt, duke shtuar se shumica e vendeve anëtare të BE ranë dakord me Romën për kampet shqiptare.

Meloni arriti një marrëveshje me kryeministrin Rama vitin e kaluar për të sjellë në Shqipëri emigrantë të parregullt që shkojnë në Itali.