Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet bonusi i ri për pensionistët


Qeveria ka miratuar sot bonusin e pranverës për pensionistët. Ministri Blendi Gonxhja tha se pensionistët do marrin nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja sipas kategorive të përcaktuara.

“Qeveria miraton bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. 10 mijë lekë do marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj. Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.” – tha Gonxhja.

Ndërkohë qeveria ka miratuar shpërblimin për efektivët e policisë. Sipas ministrit Hoxha, shpërblimi për punonjësit e policisë do unifikohet.

“Në gusht të 2024 ligji i ri i policisë miratoi të gjitha veprimtarinë, rregullimi, organizimin dhe shpërblimin e punonjësve të policisë së shtetit. Jemi në një risi dhe në një dhënie të vijueshme për policinë. I gjithë aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do unifikohet.” – tha ndër të tjera Hoxha.