Vendosni fjalën kyçe....

“Njoftoi policinë se është dhunuar po nuk hap derën” – Forca të shumta policie mësyjnë Astirin


Forca të shumta policie dhe reparti special RENEA kanë shkuar para pak çastesh në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë, një grua ka njoftuar se është dhunuar nga disa persona  ndërkohë që nuk e hap derën.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hapë.” – thuhet në njoftimin e policisë.