Vendosni fjalën kyçe....

Pamje apokaliptike në Los Anxhelos, 5 viktima në zjarrin më të rëndë në histori, shpërngulen qindra mijëra (Video)


Pesë persona kanë gjetur vdekjen nga zjarret apokaliptike që kanë përfshirë Los Anxhelosin ndërsa mbi 100 mijë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Këto janë zjarret më shkatërrues në historinë e Los Abxhelosit. Zjarri në Palisades, një nga pesë zjarret kryesore në zonën që po djeg zonën bregdetare midis Malibu dhe Santa Monica ka shpërthyer në më shumë se 17,000 hektarë dhe nuk është vënë ende nën kontroll.

Dhjetëra mijëra banorë përballen me kushte të rrezikshme, pasi ajri i ndotur dhe uji i papatastër përbëjnë një kërcënim në disa zona.

Të gjitha shkollat ​​në Distriktin e Los Anxhelosit, i dyti më i madhi në vend, do mbyllen sot shkruan CNN. Në Palisades, dy shkolla janë djegur deri në themel.

Flakët kanë përfshirë gjithashtu kodrën e Hollivudit ku ndodhen vilat dhe rezidencat e disa prej aktorëve e regjisorëve të njohur të Hollivudit.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të evakuuarve që përballen me zjarrin e furishëm në Sunset Fire, u është dashur të ngjiten në një terren të pjerrët, të ngushtë dhe dredha-dredha të kodrave të Hollivudit.

“Trafiku është bllokuar për të lënë të kalojnë kamionët dhe automjetet e policisë, si dhe njerëzit që përpiqen të largohen,” tha Scott Dill për CNN të mërkurën vonë. Kryebashkiakja e Los Anxhelosit Karen Bass vendosi oficerë policie në zonë të mërkurën mbrëma për të ndihmuar në zbutjen e trafikut të evakuimit, tha ajo në mediat sociale.

Një faktor i madh që kontribuon në zjarret e tanishme janë thatësitra e tejzgjatur që pasoi reshjet më të larta në një hark kohor dyvjeçar në vitin 2024.

Duke folur për CNN, Ariel Cohen, meteorologu përgjegjës për Shërbimin Kombëtar të Motit në Los Anxhelos. Sipas tij shiu shtoi bimësinë në gjithë zonën duke e bërë më të prekshme ndaj zjarreve.