Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste në seli.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i mbledhjes me drejtuesit socialistë të qarqeve.
Mbledhja mbahet pak dite pasi Eduard Shalsi u caktua si drejtues politik i PS-së për qarkun e Kukësit, duke zëvendësuar Pandeli Majkon, i cili do të transferohet në Tiranë.
Majko pritet të marrë përgjegjësinë për një zonë elektorale në kryeqytet, si në rastin e Blendi Gonxhes, i cili u caktua në zonën e Kombinatit.