Policia ka zbuluar dhe goditur një rrjet i shitjes së narkotikëve në Shijak. Operacioni, i koduar “Repeater”, ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 20-vjeçari Antonio Spahiu dhe shpalljen në kërkim të një 26-vjeçari Fabion Masha, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar qindra doza të dyshuara lënde narkotike (kanabis sativa) në banesën e 26-vjeçarit, një pjesë prej të cilave ishte në formë boçeje dhe në përpunim për t’u ndarë në doza.
Njoftimi:
Shijak
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, operacioni policor i koduar “Repeater”.
Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.
Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Repeater”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.