Një bombardim rus vrau të paktën 13 persona të mërkurën në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës në një qytet ukrainas prej disa muajsh.
Zyrtarët vendas thanë se 18 të tjerë, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, u plagosën nga bombardimi, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe një objekt industrial.
Presidenti ukrainas Zelensky tha në një deklaratë në mediat sociale se “nuk ka asgjë më mizore se bombardimi i një qyteti, duke e ditur se janë civilët ata që vuajnë “.
Zelensky dhe presidenti i sapozgjedhur Trump kanë thënë se shpresojnë t’i japin fund luftës në vitin 2025, gati tre vjet pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.
Ndërsa forcat e Ukrainës në pjesën lindore të frontit kanë luftuar për të frenuar përparimet ruse, bombardimet e përditshme ajrore të Moskës mbi qytetet e Ukrainës kanë vijuar.