Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj dhe Gonxhe tregojnë detajet e projektit të stadiumit të ri: Autentik, modern dhe pol i jashtëzakonshëm zhvillimi


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sektorit bankar, në prani të diplomacisë të akredituar në Shqipëri, për të prezantuar fazën e re të zhvillimit në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore dhe hapësirave të punës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investment Corporation”, Elira Kokona.

Gjatë fjalës së tij, Blendi Gonxhe theksoi se një nga projektet kryesore është ndërtimi i një stadiumi të ri te “Selman Stermasi”, që do të sjellë një transformim të rëndësishëm për zonën dhe për qytetin e Tiranës. Ai shpjegoi se stadiumi i ri do të jetë një hap përpara në zhvillimin e këtij objekti, duke u shmangur nga trashëgimia e objekteve të vjetra, si ato të periudhës së monizmit.

“Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit pa e lënë më atë që të jetë bir selman i nënës e i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri. Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve. Përpos të qenit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.

Përsëritja e historisë së shkesit Air Albania, apo Qemal Stafës do sjellë përfitim të jashtëzakonshëm edhe për të gjithë zonën përreth që do të fitojë në vlerën e pronës apo gjenerim i aktivitetit të shtuar ekonomik.

Ndërkohë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, bëri me dije gjatë prezantimit se faza e parë për të marrë pjesë në këtë projekt është e hapur deri më 24 Janar.

Sipas saj, investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës”, tha Gonxhe.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të programit “Ura për Shqipërinë 2030”, ka theksuar rëndësinë e transformimit dhe shfrytëzimit të aseteve publike në kryeqytet për zhvillimin ekonomik dhe urbanistik. Veliaj mori si shembuj transformimin e Arenës Ndërkombëtare dhe stadiumin “Selman Stermasi”, duke i cilësuar këto hapësira si mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim dhe shfrytëzim.

Ai u shpreh se shumë prej këtyre aseteve ishin shndërruar në “copa butaforike” dhe nuk ishin përdorur në mënyrë efikase. Veliaj përmendi si shembull Arenën Ndërkombëtare, e cila ofron hapësira për restorante, një fushë futbolli dhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

“Asetet ishin shndërruar në copa butaforike. Këtë debat e kemi patur për Arenën Ndërkombëtare. Ka stacion të rëndësishëm radioje, ka hapësira për restorante ka dhe një fushë për futboll.

Një shfrytëzim i jashtëzakonshëm hapësirë. Shumica kanë kërkuar të shohin stadium si koncept për të shikuar si shfrytëzohet hapësira.

Kaluam një histeri kolektive privatizimi dhe lër të gjitha asetet publike. Sot po shohim shtetin sipërmarrës, shteti nuk pret si inferiorë, shteti merr iniciativën.

Jam vërtet krenar, të njëjtën debat kemi patur për Pazarin e ri. Zona më e frekuentuar. Flasim për një energji të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.