Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Berishës për Majkon, SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim ndaj deputetit të PS


Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza disa ditë më parë në adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”. Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate.

Por në Prokurorinë e Posaçme, për socialistin nuk ka asnjë dosje në ngarkim.

Në një reagim për gazetaren e News24, Klodiana Lala, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.

Reagimi i SPAK për gazetaren e News24, Klodiana Lala: 

Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.