Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Fushata jonë modeste, nuk bëjmë takime pompoze

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një deklarate para kryetarëve të degëve të PD, ka theksuar se deri më 12 mars, shqiptarët jashtë vendit duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha kritikoi kundërshtarët politikë dhe i ftoi ata të shfaqen publikisht për të diskutuar programin e PD-së.

Ai shprehu besimin se programi i partisë do të ofrojë zgjidhje për problemet ekonomike dhe sociale, duke përmendur nevojën për të ndërtuar infrastrukturë dhe për të përmirësuar standardet e arsimit dhe shëndetësisë.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të partisë të angazhohen në identifikimin e shqiptarëve në emigrim dhe të organizojnë takime me ta. Berisha theksoi rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta për të mobilizuar diasporën, duke theksuar se këto zgjedhje janë një mundësi për të trefishuar votën e tyre.

Ish-kryeministri përmendi se janë krijuar grupe pune për të ndihmuar në fushatën jashtë vendit, duke inkurajuar gjithashtu një organizim të gjerë për takime të shumta dhe të përballueshme për buxhetet e anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së.

Ai shtoi se PD nuk ndjek takime pompoze me vlera të stërmëdha, por do të ndjekë një strategji tjetër me qindra takime të përmasave të ndryshme.

“Keni vënë re ju? Kanë kundërshtuar dot, kanë dal në publik këta? E kam ftuar, dhe do ta ftoj çdo ditë: hajde urdhëro dil në tv! Kundërshtoji po deshe. Nuk kundërshton dot asgjë, sepse janë të gjitha 100% të realizueshme.

Po këto kërkojnë vetëm një gjë që, rruëgt t’i ndërtojnë me çmimet që i ndërton Kroacia, vendet e BE, që shkollat t’i ndërtojë po me ato çmime që të përdorin standardet.

Ndaj dhe, theksova këtë. Sigurisht, programin e plotë do ta kemi nga mesi i shkurtit, por në këtë gropë të zezë që ka krijuar ai me varfërinë, mbyllja e saj sa më e shpejt është gjëja më e domosdoshme.

Por ne do të kemi një program të shkëlqyer për arsimin, për kujdesin shëndetësor, dhe ju garantoj që nuk do të mbetet asnjë projekt, përkundrazi projekte shumë të mëdha do të realizohen siç kemi realizuar.

Pra, rikthehemi përsëri tek diaspora dhe shqiptarët jashtë vendit.

Një grafik intensiv pune. Çdo burim të mundshëm njerëzor dhe financiar do ta angazhoni në identifikimin e emigrantëve tanë me lista votimi, me takime me qytetarët. Dhe unë e përsëris prapë: këto zgjedhje janë një shans për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetës të PD që të trefishojë votën e vet, me dy të tjerë që janë jashtë.

Secili nga ne ka këtu nga 2 gjer 30 fis të vetin, kushërinj, miq, familjarë. Pra, telefonat tanë nuk duhet të pushojnë. Lidhjet tona me to duhet të jenë të vazhdueshme.

Deputetëve iu kërkova, dhe do bëhet një projekt secili, dhe ju ju kërkoj të krijoni grupet me individë që kanë njohjet më të mëdha. Kemi me qindra ne që kanë jetuar 10 vjet në emigracion, 5 vjet në emigracion, plot.

Kudo, në çdo degë, të krijoni grupe dhe sipas mundësisë së tyre, natyrisht, aty ku njohim, t’i nisni në mënyrë që ne fushatën tonë jashtë do ta bazojmë në qindra e qindra takime të vogla, të mesme, të mëdha.

Pra, nuk ndjekim ne takime pompoze që shkojnë deri në 200 mijë euro. Para të taksapaguesve dhe jo të taksapaguesve. Por ne ndjekim takime të shumta, me të cilët takojmë një numër se në ato takime të marra së bashku, e natyrisht të përballueshme plotësisht nga buxhetet modeste të anëtarëve dhe mbështetësve tanë.

Edhe kjo, është një domosdoshmëri. Ju jeni jeni drejtues të degëve. Ju e dini më mirë se ku janë më së shumti matjanët, ku janë gramshiotët, ku janë librazhdasit, e me radhë.

Kështu që, edhe fushatën, ne kemi një grup koordinimi, por duhet edhe të informoni vetëm për të ditur, për të marrë ndonjë porosi. Pra, ju si drejtues dhe të gjithë drejtuesit vendorë, të gjithë eksponentët tanë janë të ftuar të kontribuojnë sa më shumë në takime në vende ku kanë të njohur më shumë.

Ne, kemi krijuar këtu faqen e regjistrimit të shqiptarëve jashtë vendit, faqen e PD. Duhet ta kemi shumë të qartë se, regjistrimi në faqen e PD-së ka vetëm nëj qëllim kryesor: t’i japë çdo shqiptari jashtë vendi udhëzimet e dobishme që ai të regjistrohet në KQZ.

Sepse, unë personalisht dhe ju keni marrë mesazhe të shumta si duhet të procedoj për të votuar.

Ne kemi tani faqen tonë, kemi call center për komunikime intensivve, po modernizojmë edhe më tej mënyrat e komunikimit. Presim që ju të gjithë të regjistruarit që keni, t’i sillni me urgjencë që të regjistrohen dhe ata në portalin e PD. Në këtë mënyrë të bëjmë çdo gjë për të kapur kohën e humbur që kemi, sepse këto zgjedhjet për 1.5 milionë shqiptarë, de facto, mbyllen më 12 mars.

Në maj do të votojnë ata që janë regjistruar gjer më 12 mars.

Kam besim se, do mund të përmbushim këto objektiva. Konstatoj një klimë optimizmi të madhe për fitoren e PD”, u shpreh Berisha.