Vendosni fjalën kyçe....

Broja pëson sërish dëmtim me Evertonin, merr oksigjen në fushë


Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit Armando Broja, u nxor me barelë gjatë ndeshjes së Everton në FA Cup kundër Peterborough të enjten në mbrëmje në “Goodison Park”.

Sulmuesi, i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim, duket se e përtheu kyçin e këmbës në mënyrë të tmerrshme pas një kërcimi për të shmangur një ndërhyrje.

Mjekët iu afruan menjëherë sulmuesit shqiptar, i cili këtë sezon është në huazim nga Chelsea.

Ndërsa ishte ende në fushë, Armando Broja mori oksigjen pasi dukej se ishte në një gjendje të konsiderueshme shqetësimi.

Duke folur për BBC, Martin Keown tha: “Armando Broja është vërtet fatkeq me dëmtimet.

“Ai ka pësuar më parë një dëmtim në ACL dhe ka qëndruar jashtë për një kohë të gjatë. Që kur ka ardhur te Evertoni, ka qenë dëmtim pas dëmtimi.”