Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Astir, identifikohet i dashuri i 21 vjeçares, 4 djem në kërkim


Policia ka shpallur në kërkim katër djem lidhur me ngjarjen e djeshme në Astir, Tiranë, ku ndërhyri për të nxjerrë një vajzë 21-vjeçare nga një apartament. Vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe refuzonte të hapte derën. Sipas Shqiptarja.com, Joni Sadikaj nga Tepelena, është i dashuri i vajzës dhe ka marrë me qira dy apartamente në katin e tetë të pallatit, ku u gjetën 2 armë zjarri dhe jelek antiplumb.

Sipas hetimeve, djemtë kanë qëndruar në apartament gjatë natës, duke konsumuar kokainë së bashku me vajzat, përfshirë edhe 21-vjeçaren. Burimet kanë konfirmuar se ata janë nga Vlora dhe kanë precedentë kriminalë.

Në dëshminë e saj, vajza ka sqaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, duke ndryshuar versionin e saj të parë, ku kishte thënë se ishte frikësuar pas shfaqjes së njërit prej djemve me pistoletë. Policia po merret me marrjen në pyetje të një prej vajzave që ka qenë brenda apartamentit.