Nis protesta para Bashkisë Tiranë, demokratët bllokojnë rrugën


Një grup protestuesish nga opozita ka zhvilluar edhe këtë të premte një protestë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë bllokuar kalimin e automjeteve, duke shkaktuar kaos dhe rënduar trafikun në zonë. Qytetarët janë përplasur me ta, duke kërkuar që të lirohet rruga.

Ndryshe nga herët e tjera, policia nuk ka devijuar trafikun dhe ka lejuar bllokimin e rrugës. Kjo është protesta e 41-të e opozitës në Tiranë.