Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët e Kongresit prezantojnë projektligjin për të rimarrë Kanalin e Panamasë


Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve prezantuan një projektligj të enjten për të marrë Kanalin e Panamasë, pas alarmit që dha presidenti i zgjedhur Donald Trump se Kina po kontrollon rrugën ujore jetike.

Nëse ky projektligj kalon, ai do fuqizojë presidentin të nisë negociatat me Panamanë, duke synuar rimarrjen e kanalit.

Trump ka lënë të kuptohet tashmë këtë javë se ai mund të mos i shmanget përdorimit të “shtrëngimit ushtarak ose ekonomik” për të marrë kontrollin jo vetëm të Kanalit të Panamasë, por edhe të Groenlandës.