Një person është arrestuar në lidhje me zjarrin Kenneth, që shpërtheu të enjten pasdite në West Hills të Los Anxhelosit, ndërsa zjarret apokaliptike vijojnë të shpërthejnë në Kaliforninë Jugore, sipas raporteve. Policia nisi një hetim për zjarrvënie në Victory Trailhead, ku shpërtheu zjarri shkatërrues me zonën që po trajtohet si një skenë krimi, shkroi Brian Entin i NewsNation në X.
Zjarri Kenneth shpërtheu pak pas orës 14:30 dhe që atëherë është përhapur në mbi 800 hektarë dhe vijon të përshkojë qarkun Ventura, u tha gazetarëve të enjten mbrëma shefi i zjarrfikësve në Los Angeles, Kristin Crowley.
“Rreth 20 minuta, 30 minuta më vonë, një i dyshuar u ndalua në zonën Woodland Hills nga qytetarët,” i tha Entin Sean Dinse, zyrtari kryesor i LAPD-së.
“Si dhe pse filloi zjarri nuk është ende e qartë, por po hetohet si krim.” – tha ai.
I dyshuari është një burrë i pastrehë në të 30-at e tij, sipas Elex Michaelson i Fox LA, i cili shtoi se zjarrfikësit “duket se kanë fituar avantazh ndaj zjarrit tashmë.
Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit fillimisht lëshoi urdhra të detyrueshëm evakuimi për zonën e njohur si Hidden Hills, por e uli atë në paralajmërime të thjeshta, tha Croëley.
Të paktën 20 persona u arrestuan të mërkurën dhe të enjten në mëngjes për plaçkitjen e shtëpive të dëmtuara ose të shkatërruara nga zjarret katastrofike që shpërthyen në Los Anxhelos, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit.
Zjarri më i madh, zjarri i Palisades, ka djegur rreth 20,000 hektarë përgjatë bregdetit dhe ka shkatërruar më shumë se 5,000 shtëpi dhe struktura në rrugën e tij.