Vendosni fjalën kyçe....

Strasbourg, tramvajet përplasen në stacionin qendror, dhjetëra të lënduar


Një përplasje mes dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasbourg-ut ka lënë mbi 50 persona të plagosur, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. 

Pamje kaotike tregojnë pasagjerët duke thyer dyert e tramave për të nxjerrë të plagosurit nga vagonët, ndërsa tymi mbushi tunelin e stacionit nëntokësor pas aksidentit, përcjell The Sun.

Sipas René Cellier, drejtor i shërbimit zjarrfikës dhe të shpëtimit, afërsisht 100 persona ndodheshin në dy tramet në momentin e përplasjes.

Dyshohet se aksidenti ndodhi kur një nga tramet devijoi aksidentalisht drejt një tjetër trami që ishte ndalur në stacion, duke shkaktuar daljen nga shinat të njërit prej tyre. 

Shërbimi i zjarrfikësve të Bas-Rhin raportoi: “Aksident trami në stacionin Gare Centrale në Strasbourg. Shumë burime emergjente janë mobilizuar. Evitoni zonat Place des Halles, Gare dhe Boulevard du Président Wilson, dhe lehtësoni aksesin për shërbimet e emergjencës.” 

Në një postim në rrjetet sociale, këshilltari Pierre Jakubowicz shkroi: “Përplasje e rëndë trami në stacionin e Strasbourg-ut. Mbështetje dhe mirënjohje për shërbimet e emergjencës, dhe lutjet e mia janë me të lënduarit.” 

Hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur ndërkohë që trafiku i tramave në këtë stacion është ndërprerë deri në një njoftim të dytë.

 

Two trams collided at a station.