Disa nga personat e famshëm dhe të pasur të Kalifornisë së përfshirë nga zjarret kanë punësuar zjarrfikës privatë me 2000 dollarë në orë për të shpëtuar shtëpitë e tyre miliona dollarëshe.
Los Anxhelos përballet prej disa ditësh me zjarret apokaliptike që kanë lënë pas deri tani 10 viktima, dhjetëra mijëra të zhvendosur, dhjetëra mijëra hektarë tokë të djegur e dëme ende të pallogaritshme mamteriale.
Në një përpjekje për të mbrojtur investimet e tyre, të pasurit e Tinsel Toën po punësojnë zjarrfikës të shtrenjtë privatë për të shpëtuar shtëpitë e tyre duke përdorur një lëndë që mbron nga zjarri, një veprim që po zemëron shumë njerëz.