Vendosni fjalën kyçe....

Bora e stuhitë godasin vendin, probleme me energjinë, 43 fidra të dëmtuar


Reshjet e shut, borës dhe stuhitë e forta të erës kanë shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Më e vështirë gjendja paraqitet në rajonet e Shkodrës e Burrelit. Por probleme janë shfaqur edhe në Kukës, Elbasan e Berat.

Sipas OSSH-së nëmbarë vendin ka 43 fidra të dëmtuar.

“Si pasojë e kësaj situate ka pasur probleme me furnizimin me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivënë në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithë vendin aktualisht kemi 43 fidera me probleme.” – thuhet në raportin e OSSH-së.