Reshjet e shiuit e borës, të shoqëruara me ngrica e erë të fortë kanë përfshirë mbarë vendin due vështirësuar jo pak lëvizjen.
Probleme të mëdha janë paraqitur në zonat veriore e verilindore me Bypassin e Rrugës së Arbrit që është bllokuar nga policia për të shmangur përsëritjen e bllokimit që ndodhi pak ditë më parë ku qindra mjete ngelën të bllokuara gjithë natën.
Për të shkuar drejt Dibra dhe nga Dibra në Tiranë popërdoret rruga e vjetër nga Shkopeti megjithatë dhjetëra drejtues mjetesh kanë ngecur në Qafën e Ulzës prej më shumë se një ore për shkak të mungesës së zinxhirëve.
Rrugët kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë.
Bora dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji në Dibër, ku ka pasur ndërprerje të shumta.
Në Shkodër probleme janë paraqitur në rrugën Kir-Shosh që është e pakalueshme ndërsa rrugët e tjera janë të kalueshme me zinxhirë. Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në Shalë, Shosh, Postribë, Rrethina, Gur i Zi e Ana e Malit.
Në Mirditë probleme me lëvizjen ka në rrugët e fshatrave, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbikëqyret për shkak të ngricës.
Në Korçë nuk ka pasur probleme me lëvizjen e makinave, po këto të fundit janë të detyrura të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.
Vështirësi paraqiten edhe në rrugën Qafë Thanë-Librazhd ku bora bie pandërprerë.
Zona e Krujës përballet e mungesë energjie elektrike prej disa orësh, ndërsa bora e dendur ka çuar në bllokimin e rrugëve.
Vlora është përballur me reshje të dendura shiu të cilat kanë cuar në bllokimin e rrugëve duke sjellë probleme për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Reshjet e borës kanë sjellë disa probleme në Gramsh, Librazhd e Prrenjas.
Në Librazhd, në Steblevë e Fushë Studen, niveli i borës ka arritur në disa centimatra duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.
Rruga Prrenjas-Pogradec është e bllokuar, duke bërë që makinat të mos kenë mundësi lëvizjeje. Në disa fshatra të Qarkut Elbasan mungon energjia elektrike ndërsa grupet e OSHEE janë në terren. Gjithashtu dhe borëpastrueset ndodhen në terren për pastruar rrugët nga dëbora.
Dhjetëra mjete janë bllokuar në rrugën e Kishës së Laçit, ku kishin shkuar për pelegrinazh.
E bllokuar mbetet gjithashtu rruga nga Skuraj drejt Ulzës.
Reshjet e shut, borës dhe stuhitë e forta të erës kanë shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike. Më e vështirë gjendja paraqitet në rajonet e Shkodrës e Burrelit. Por probleme janë shfaqur edhe në Kukës, Elbasan e Berat. Sipas OSSH-së nëmbarë vendinka 43 fidra të dëmtuar.
“Si pasojë e kësaj situate ka pasur probleme me furnizimin me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivënë në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithë vendin aktualisht kemi 43 fidera me probleme.” – thuhet në raportin e OSSH-së.