Nga Lezha aty ku ishte në 34-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri një sfidë kryeministrit Edi Rama për përballje televizive.
Berisha i kërkoi Ramës të dalë “në shesh të burrave” për t’u shpjeguar pse pensionet janë më të ultëtat në rajon.
“Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri”-deklaroi Berisha.