Vendosni fjalën kyçe....

Moti i ashpër, pezullohet mësimit në disa shkolla të Kukësit


Nesër është pezulluar mësimi në disa shkolla të qarkut Kukës.

Shkak për këtë është bërë moti i ashpër e reshjet e dendura të borës që kanë shkaktuar probleme të shumta.

Shkollat ku është vendosur ndërprerja e mësimit janë ato në Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, Kalimash, Çinamakë dhe Mamëz. Ndërsa për shkollat e Topojanit vendimi do merret në vijim.

Bashkia e Kurbinit ka propozuar moszhvillimin e mësimit në të gjitha shkollat e territorit të saj, për shkak të mungesës së energjisë, megjithatë një vendim nuk është raportuar ende, shkruan Shqiptarja.