Presidenti kroat Zoran Milanoviç arriti të fitonte mandatin e dytë menjëherë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit të dielën.
Në një fjalim natën vonë pas zgjedhjeve, presidenti në fuqi falënderoi kroatët për mbështetjen duke i dhënë mbi 49 përqind të votave dhe deklaroi: “Kjo është një kupë nga e cila do pimë të gjithë së bashkë. Unë do bëj gjithçka për Kroacinë.”
Milanoviç, i cili vjen nga Partia Social Demokrate me prirje të majtë dhe u zgjodh për herë të parë në vitin 2020, bëri një spastrim të qarqeve në gjithë vendin. Milanoviç më parë ka mbajtur postin e kryeministrit nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Kundërshtari i tij kryesor, Dragan Primorac nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet, u rendit i dyti me 19.35 përqind të votave.
Milanović ka arritur të aktivizojë një pjesë të gjerë të shoqërisë kroate, duke filluar nga krahu i djathtë dhe i ekstremit të djathtë e deri tek mbështetësit e majtë dhe madje edhe pro-rusë përmes fjalimeve populiste të zhurmshme që përfshijnë retorikë armiqësore si ndaj NATO-s ashtu edhe ndaj BE-së.