Vendosni fjalën kyçe....

Atentat mafioz në Tiranë, vritet 56-vjeçari


Një person është vrarë me armë zjarri në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Bujar Nasufi. 56-vjeçari është qëlluar teksa drejtonte mjetin e tij në rrugën “Myrte Zeneli”.

Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit me Shigjeta. Viktima është dërguar me shpejtësi në  spitalin e Traumës po ka ndërruar jetë pa mbërritur atje.

Autorët e maskuar dyshohet se janë larguar me motor drejt Selitës. Pika të shumta kontrolli janë ngritur nga policia për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake.”