Skerdi Drenova nuk do të jetë më drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, pasi vendin e tij e zë Elisian Bici.
Drenova ka dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të OST-së, vendim që është pranuar nga bordi drejtues.
Vendin e tij në OST tashmë do ta zëvendësojë Elisian Bici, nga OSHEE.
Mësohet se tashmë Skerdi Drenova do të zhvendoset në shoqërinë aksionere “Alb Gaz”.
Kujtojmë që Drenova u emërua administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në janar të vitit 2019.