Vendosni fjalën kyçe....

Garo thirrje emigrantëve shqiptarë të regjistrohen për të votuar: Do sillni ndryshimin e shumëpritur


 

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë disa foto nga mbledhja e Kryesisë u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Garo shprehet se angazhimi i demokratëve mbështetës në emigrim do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

Gjithashtu, ajo shkruan se diaspora do të jetë një nder shtyllat kryesore të fitores së Partisë Demokratike.

 

Postimi i Floriana Garos:

Sot ne mbledhjen e Kryesise, Diaspora mbetet ne fokusin e Partise Demokratike.

Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!

I ftojme te gjithe te regjistrohen per te votuar ne:

diaspora.kqz.gov.al

Ne kemi se cfare do tu ofrojme qytetareve shqiptare! Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.

Diaspora do te jete nje nder shtyllat kryesore te Fitores se Partise Demokratike!