Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detaje për atentatin në aksin Fier-Vlorë, i vrarë mbeti një 30-vjeçar


Policia ka dhënë detajet e para për atentatin në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë.

I vrarë ka mbetur Kristian Marku, 30 vjeçr, i cili ndodhej në makinë kur u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 sipas policisë e cila po kreh zonën për kapjen e autorëve.

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.

Marku raportohet se ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.