Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Vlorë, viktima nip i Martin Bardhit të vrarë në 2023-shin në Rrëshen


Kristjan Marku i cili u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Vlorë-Fier raportohet të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori 2023 teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.

Vrasja e Kristian Markut

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kanë qenë 3 autorë dhe kanë përdorur një makinë tip “Benz”, të cilën e kanë djegur rreth 1 kilometra larg vendit të krimit dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u arratisur.

Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.

Viktima është identifikuar si Kristian Marku dhe se janë gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.

Dyshimet për pjesëmarrje në tentativë për vrasje

Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen më shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, Mirdite, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale Saimir Reçi.

Veprat penale të konsumuara “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Po nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarjes dhe arriti të fitoje lirinë.