Një atentat tronditi vendin mbrëmjen e djeshme pasi 30-vjeçari Kristian Marku u qëllua për vdekje në autostradën Vlorë-Fier.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një mbikalimi në fshatin Novoselë ku viktima u qëllua në lëvizje ndërsa po udhëtonte me makinën e tij tip VW Passat.
Paralel me të është afruar një makinë VW Golf, nga e cila është qëlluar të paktën dhjetë herë në drejtim të mjetit të Markut. Pas kësaj 30-vjeçari ka ecur për rreth 400 metra para të ndalonte. Tre nga plumbat e kanë kapur në trup të riun, duke i shkaktuar vdekjen.
2 km nga vendngjarja policia gjeti një makinë të djegur që besohet se është përdorur nga autorët e atentatit po jo armën e krimit.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në atentatin ndaj Sajmir Reçit, ngjarje e ndodhur më 26.03.2023 në Rrëshen, Mirditë.
Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Një ditë më parë, biznesmeni Bujar Nasufi u qëllua me breshëri në derën e shtëpisë ndërsa po parkonte makinën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ndërsa 56-vjeçari, pronar i një mobilerie të vogël u qëllua në makinë, ku ndodhej edhe bashkëshortja.
Autori është kapur nga kamerat e sigurisë i maskuar me kapuç duke u larguar nga zona me motor në drejtim të Selitës.