Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, ka qëndruar mëngjesin e sotëm për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ai është thirrur si person që ka dijeni për hetimet, për t’u pyetur mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve gjatë periudhës kur ishte numri 2 i ARRSH-së.
Hetimi ka të bëjë me drejtorin Evis Berberi, i cili është në hetim nga SPAK dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjyli është pyetur në lidhje me tenderët dhe proceset që kanë ndodhur gjatë kohës kur ai kishte detyrën në ARRSH, raporton Shqiptarja.com.
Gentian Gjyli hyri në SPAK në orën 10:00 – 12:00. Pasi doli nuk dha sqarime për median.