Vendosni fjalën kyçe....

Paraqitet në SPAK drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli


Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK. Shkaqet e vajtjes së tij në Prokurorinë Speciale nuk dihen ende.

Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit të ish-drejtorit, Evis Berberi nga SPAK, shkruan Shqipptarja.

Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv.drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.