Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për ‘Poker’, në praga 31-vjeçari, 11 nën hetim


Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Besim Alla” për të organizuar lojëra të palejuara, konkretisht ‘Poker’.

Shtetasi J. S., pronar i lokalit, u arrestua për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ndërkohë, 11 persona të tjerë, të kapur gjatë lojës, do të hetohen në gjendje të lirë për “Organizimin e lotarive të palejuara”.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Games of chance”.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për lojën e kundërligjshme “Poker”, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohen penalisht 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Games of chance”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasin J. S., në rrugën “Besim Alla”, ku u kapën në flagrancë 11 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:

– u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi J. S., 31 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;

– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 11 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.