Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë këngëtari në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar


Një plagosje ka ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se plagosja ka ndodhur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit ‘Migjeni’, ndërsa mesohet se i plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes një shitësi frutash me inicialet Gj.B. dhe këngëtarit Ademir Fresku. Ka qenë tregtari ai i cili ka sulmuar Freskun me armën e ftohtë duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Njoftohet që personi i dyshuar është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi: 

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.