Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Open” në News 24 hodhi indicie se procesi i shumë premtuar i primareve brenda partisë mund të mos zhvillohet.
Sipas Bardhi nuk ka një vendim për të bërë mos bërë primare por nuk ka as edhe një datë.
Bardhi tha se për momentin mund të mos jetë zgjedhja më e mirë zhvillimi i primareve që sipas tij duhet gjetur një formë që të mos sjellë destabilizim.
Kreu i grupit tha se demokratët e kanë intatin më të madh brenda vetes se me kundërshtarin.
“Nuk ka vendim të PD për të mos bërë zgjedhje primare. Nuk kemi një datë sepse PD ka qenë edhe në procese të tjera që vlerësohen shumë më prioritare se sa një proces i brendshëm. Vota brenda partisë tregon demokratizimin, por çdo lloj procesi i brendshëm duhet në një formë që të mos sjellë destabilizim apo përçarje.
Procesi i primareve i pëlqen çdo anëtari të partisë, por mes kësaj dhe faktit që partia duhet të fitojë zgjedhjet, demokratët zgjedhin mundësinë më të mirë për të fituar zgjedhjet. Secili prej tyre ka kaluar një proces primar gjatë zgjedhjeve lokale dhe duhet thënë se në listën për deputetë është një proces shumë më i vështirë.
Për momentin mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për të bërë një garë brenda partisë sipas mendimit të disa anëtarëve demokratë, ndërsa ka të tjerë që janë pro tyre me çdo kosto. Ne sot kemi probleme me listat e anëtarësisë, kur mbaron procesi kemi probleme kur kundërshtojnë listat e anëtarësisë dhe histori të kësaj natyre. Përplasja brenda partisë, ne demokratët e kemi inatin brenda vetes më të madh se me kundërshtarin politik. Kur je në opozitë dhe nuk ke një parti ushtri, padiskutim që ngjall pakënaqësi dhe sjellin largime, më pak vota rrjedhimisht. Duhet të ketë një kujdes maksimal nëse do të mbahen primaret për mënyrën si do të realizohen”, tha Bardhi.