Flakët kanë kërcënuar banorët e një pallati pranë stadiumit “Air Albania” ndërsa zjarrikësja nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes edhe flakët kishin mbi 40 minuta që kishin rënë, sipas denoncimit të një qytetari.
Në denoncimin e publikuar nga kreu i PD-së Berisha, qytetari thekson se zonaku ka rënë zjarri është rruga “Faik Konica” ndërsa flakët kishin shkuar deri në katin e tetë.
“Zjarri kërcenon banorët në mes të Tiranës! Qeveria në gjumë! Më posht lexoni mesazhin dhe shihni videon e qytetarit dixhital!
Doktor mirembrema ndjese per shqetsimin por jemi te tmerruar. Ka 40 min qe ka rene zjarre dhe zjarrefiksja ne kryeqytet ne nje zone kaq te populluar ndodhin keto gjera. Kjo eshte qeveria e Edi Rames dhe policia e tij qe godet qytetaret se kerkojne ndihme. Zona quhet rruga Faik Konica, prane Stadiumit Air Albania. Flaket kane ardhur deri ne katin e 8 ku banoje dhe une.” – shkruan qytetari në denoncimi e publikuar nga Berisha.