Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një prej anëtarëve të saj, Marsida Xhaferllari, për t’u tërhequr nga shqyrtimi i çështjes ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.
Xhaferllari bëri kërkesën ditën e djeshme pas akuzave të Berishës për konflikt interesi duke akuzuar atë që bashkëjetonte fshehurazi me ish-deputetin e PD-së, tashmë themelues i partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj.