Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me disa akuza për vepra penale.
Isai është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, i cili dyshon se ai ka kryer veprime të paligjshme, përfshirë ‘Shpërdorimin e detyrës’, ‘Korrupsionin pasiv dhe aktiv’, ‘Fshehjen e pasurisë’, dhe ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike’, raporton Shqiptarja.com.
“Në fakt nga hulumtimet e kryera në tenderat e prokuruara nga ana e Bashkisë Kolonjë rezulton që për fat të keq pjesa më e madhe e tyre për të mos thënë të gjitha janë me flamur të Kuq, që do të thotë se kanë problem.
Nëse do ti shohim tenderat e zhvilluara nga ana e Bashkisë Kolonjë, janë në vlera të Konsiderueshme por ndarja e tyre është bërë e paracaktuar, dhe se punimet e prokuruara nuk janë kryer me cilësi apo sipas projektit të hartuar nga ana e Autoritetit Kontraktor, apo edhe të mos jenë kryer fare por janë Procedura për të futur lekë nga buxheti i shtetit në xhepat e tyre drejtues të Bashkisë Kolonjë.
Rezulton që me ardhjen në drejtimin e Bashkisë Kolonjë qeveria është treguar zemërgjerë duke i alokuar miliona euro për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellësa, për ndërtime shkollash, për fasada pallatesh etj etj, si dhe në Bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë të cilat për fat të keq janë prishur ende pa mbushur vitin siç është edhe rruga që të çon në Llixhat e Sarandaporit Leskovik.
Duke studiuar këto procedura nisur edhe nga ankesat që qytetarët kishin , por për shkak se janë të trembur pasi kërcënohen me heqje nga puna më rezultuan shumë raste të procedurave të cilat janë kryer dhe punimet ose nuk janë kryer fare , ose janë kryer pa cilësi dhe duke mos iu përmbajtur specifikimeve teknike që këto kanë patur. Rasti më flagrant është rasti i Rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita Malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjëviti 2023.”, thuhet në kallëzim.