Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit në Qafë Mollë


Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta.

Policia zbuloiu se autor i dyshuar i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi i identifikuar si Isuf Hasa, 64-vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë 2 ditë më parë, ndërsa sipas policisë konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

Sipas bluve autor i vrasjes e goditi për vdekje viktimën me çekiç në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi e goditi ai i mori paratë që kishte në xhep dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se viktima u gjet i pajetë nga një komshi i tij mëngjesin e 13 Janarit. Fqinji e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij.

Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici ata kanë deklaruar se 81-vjeçari nuk ka pasur konflikte.

Gjithashtu kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit.