Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë, prokuroria ngre aktakuzën ndaj bashkëshortit Naim Murseli e tre të tjerëve


Rreth një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, prokuroria e Prishtinës ka dhënë pretencën për bashkëshortin Naim Murseli, autorin Granit Plava dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla e Tom Dodaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Liridona Ademaj u qëllua teksa ndodhej në makinë bashkë me Murselin dhe dy fëmijët e mitur 4 e 6 vjeç.

Ajo është qëlluar në makinë me një plumb në kokë. Sipas prokurorisë vrasja e nënës së dy fëmijëve është organizuar nga bashkëshorti Murseli, i cili do i paguante Plavës 30 mijë euro.

Po kështu Murseli ka gjetur edhe pistoletën dhe 20 fishekë, e cila u përdor për të vrarë bashkëshorten. Pistoleta sipas prokurorisë i është blerë Tom Dodajt për 280 euro, shkruan Lajmi.

Sipas akuzës, Murseli e Ademaj kanë pasur probleme gjatë jetës në Suedi, ndërsa bashkëshorti kishte paguar policën e sigurimit në vlerën 3 milionë kruna suedeze (260  mijë euro) në mënyrë që të përfitonte pas vdekjes.